Ajlin, futbollistja 10-vjeçare udhëheq ekipin e djemve, ëndërron të luajë me Milanin

25 Janar 2025 | 15:54

Kur dëshira, pasioni dhe vullneti bëhen bashkë, nuk ka asnjë barrierë, e rasti konkret është ai i Ajlin Takut e cila sfidon djemtë në futboll.

Vetëm 10 vjeçe, aktivizohet me një nga ekipet e djemve në kryeqytet, ndryshe nga shoqet e saj. Ajo aktivizohet si mbrojtëse, por kjo nuk e ndalon të shënojë gola apo asistojë për shokët e skuadrës, ndërsa tregon se përse zgjodhi të jetë pjesë e këtij ekipi.

“Shumë e emocionuar, ndihem e gëzuar se bëra golin e parë, u gëzova shumë. Mua më pëlqen të luaj me çuna sepse luajnë më mirë, gocat janë më të mëdha”, Ajlin Taku, futbolliste.

1 top llastiku ishte pikënisja e këtij rrugëtimi besimplotë.

“Që e vogël luaja me top llastiku, më pas bleva një tjetër normal dhe luaja, bëja pasa te garazhi”, tha Ajlin.

Talenti i saj nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e trajnerit Ermal Myrta, që është kthyer në një mbështetje të madhe për Ajlinin.

“Ajlin ka bërë 4 vite tek unë, kam dhe ekip gocash por Ajlin është e vetmja vajzë me këtë talent dhe së shpejti do jetë në majat e futbollit, dëshiron të luajë me futboll çunash, ka përgatitje, driblim dhe gjithçka, më e përparuar nga vajzat në moshën e saj. Te grupi u11 është thuajse lojtarja më e mirë dhe te çunat”, tha Ermal Myrta, trajner futbolli.

Futbolli nuk është më një sport vetëm për djem, por është një derë e hapur edhe për vajzat e talentuara.

“Pasion që buron nga brenda, çdo fëmijë e ka, pse jo vajzat të mos bëhen pjesë, kush prind ka një vajzë dhe do të luajë futboll, duhet të vazhdojë”, tha trajneri Myrta.

Sa i përket Ajlinit, ajo e ka zgjedhur skuadrën të cilën dëshiron të luajë në të ardhmen.

“Unë jam me Milanin, ndërsa skuadër shqiptare me Tiranën, kur të rritem dua të luaj me Milanin dhe kombëtaren”, shtoi 10-vjeçarja futbolliste.

Një rast vërtet i veçantë, i bukur dhe një shembull për të rinjtë e të rejat, se në jetë gjithmonë duhet të provosh, pavarësisht pengesave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026