Aksi Kardhiq–Delvinë përfshihet nga mjegulla, policia apel drejtuesve të mjeteve

8 Maj 2026 | 21:22

Aksi rrugor Kardhiq–Delvinë, që nga dalja e tunelit dhe në të gjithë zonën përreth, është përfshirë nga mjegull e dendur që ka nisur pasditen e kësaj të premte dhe vijon edhe në orët e mbrëmjes, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Sipas burimeve policore, si pasojë e kësaj situate janë regjistruar deri tani 5 aksidente, të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia Rrugore e Sarandës ndodhet në terren me patrulla, duke u bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat gjatë lëvizjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026