Aksident apo e qëllmshme? Misteri i ndërprerjes së karburantit në avionin Air India

15 Korrik 2025 | 12:15

Një muaj pas rrëzimit tragjik të avionit Air India Boeing 787 Dreamliner në Ahmedabad, një raport paraprak nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë, ka zbuluar detaje shqetësuese rreth ngjarjes, duke ngritur po ashtu edhe shumë pyetje.

Raporti tregon se dy çelësa për ndërprerjen e karburantit u zhvendosën nga pozicioni ‘funksional’ në ‘ndërprerës’ disa sekonda pas ngritjes së avionit, duke privuar motorët nga karburanti dhe duke shkaktuar humbjen e shtytjes. Edhe pse motorët rifilluan punë më pas, ishte shumë vonë për të parandaluar aksidentin fatal.

Një moment kyç është dialogu mes pilotëve, ku njëri pyet: “Pse e ndërpreve?”, ndërsa tjetri mohon çdo veprim të tillë. Raporti nuk identifikon cili pilot foli, dhe nuk përfshin transkriptin e regjistruesit të zërit në kabinë, një element kyç për zbardhjen e saktë të ngjarjes.

Raporti përmend gjithashtu një buletin sigurie të Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së nga viti 2018, që paralajmëron për një problem me kyçjen e çelësave të ndërprerjes së karburantit në modelet Boeing 737, duke rritur mundësinë e çaktivizimit aksidental të tyre.

Këto të dhëna kanë nxitur spekulime dhe akuza për një veprim të qëllimshëm nga një pilot, por Shoqata Indiane e Pilotëve Tregtarë ka kundërshtuar ashpër këto pretendime, duke i cilësuar si të papërgjegjshme dhe ofenduese ndaj familjeve të viktimave.

Ish-hetuesi i aksidenteve ajrore Tim Atkinson ka cilësuar raportin si “zhgënjyes”, duke kritikuar mungesën e qartësisë dhe transparencës.

Në përgjigje të situatës, Drejtoria e Aviacionit Civil të Indisë ka urdhëruar inspektime të detajuara për të gjitha avionët e kategorisë së ngjashme, me afat deri më 21 korrik.

Raporti përfundimtar pritet të publikohet brenda një viti, por deri atëherë shumë pyetje mbeten pa përgjigje për fatin tragjik të Fluturimit 171 të Air India.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026