Aksident i rëndë në aksin Berat-Lushnje, furgoni me turistë në kanal! 4 të plagosur

13 Tetor 2025 | 11:35

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Çiflig të Lushnjes. Mësohet se është përmbysur një furgon turistësh i cili ka rënë në kanalin buzë rrugës. Sipas policisë rrugore drejtuesi i mjetit një polak kishte 8 pasagjerë dhe do të shkonin në Berat për turizëm.

Shoferi ka humbur përqëndrimin një moment çka bëri të dalë jashtë rruge duke shkaktuar plagosjen lehtë të 4 prej tyre. Policia bëri testin e alkoolit drejtuesit të mjetit i cili rezultoj zero. Sipas shoferit të furgonit ata ishin nisur nga Tirana për në Berat ne mëngjes rreth orës 6 dhe ishin dy furgona njeri pas tjetrit.

Pas aksidentit turistët janë marrë me furgonin tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Beratit. Drejtuesi i mjetit që shkakoi aksidentit u shoqërua në polici për sqarimin e rrethanava të ngjarjes. Ky aksident shkaktoi trafik ku për gati 30 minuta u bllokua qarkullimi në aksin Lushnje- Berat në gjatësinë 2 km. Pas përmbysjes së furgonit ishin banorët e zonës që i erdhën në ndihmë të plagosurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026