Aksident i rëndë në Berat, makina “fluturon” të moshuarin në vijat e bardha
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qendër të qytetit të Beratit,disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Një 70-vjeçar, që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur dhe hedhur në ajër nga një automjet tip Benz Mercedes me targa AB 586 BD, që drejtohej nga një 18-vjeçar.
Pas përplasjes, i moshuari Muharrem Kadëna, 70 vjeç, ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e tij është kritike pasi ka pësuar hemorragji të brendshme.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë veprimet në vendngjarje, ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë