Aksident i rëndë në Berat, motori përplas turisten nga Nepali
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në qendër të qytetit të Beratit, tek Ura e Varur.
Një motor me targa BP 293, duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një turiste 33-vjeçare nga Nepali që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.
Përplasja ka qenë aq e fortë, saqë turistja dhe drejtuesi i motorit, E.Z, 20 vjeç, janë përplasur në asfalt të plagosur rëndë. Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë