Aksident i rëndë në Gjirokastër, plagoset një person
9 Shtator 2025 |
09:10
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 08:00, në aksin “Kakavije-Gjirokastër”, në afërsi të vendit të njohur si “Ish-SMT”.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me një motomjet, që drejtohej nga F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Mësohet se 43-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pësoi aksident teksa po largohej, si u arrestua autori i atentatit me dy viktima
- Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy mjete, njëri del nga rruga
Lajme të Sugjeruara
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia