Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 44-vjeçari shqiptar

28 Dhjetor 2024 | 10:38

Një aksident i rëndë rrugor në Itali i ka marrë jetën një emigranti shqiptar nga Durrësi që jetonte në Itali prej vitit 2010. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve, duke rezultuar fatale për jetën e 44-vjeçarit Eduart Shaka.

Sipas raportimeve të mediave italiane, aksidenti u shkaktua nga një automjet i drejtuar nga një shtetas italian, 53 vjeç nga Carbonera, i cili dyshohet se po lëvizte në korsinë e kundërt. Shaka, i cili po udhëtonte me një Fiat Punto, u gjet jashtë makinës së tij pas përplasjes.

Hetimet paraprake tregojnë se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, një faktor që mund të ketë përkeqësuar pasojat e përplasjes.

Drejtuesi i automjetit tjetër, një Volksëagen Golf, ka mbetur me lëndime të lehta dhe aktualisht ndodhet nën hetim për rolin e tij në shkaktimin e aksidentit. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026