Aksident i rëndë në Kepin e Rodonit, turisti rrëzohet me motorr dhe humb jetën

3 Maj 2026 | 18:32

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Kepin e Rodonit, në Durrës, ku një turist i huaj ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Sipas informacioneve paraprake, 47-vjeçari ishte duke eksploruar zonën me një motor me katër rrota, kur është rrëzuar për shkak të terrenit të vështirë.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të vijojnë hetimet për të zbardhur detajet e aksidentit.

Njoftimi policor:

Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur “Kepi i Rodonit”, në një terren me shkurre, shtetasi A. K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit, dhe është rrëzuar.

Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, shtetasja E. K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026