Aksident i rëndë në Pogradec, makina i pret rrugën dhe përplas motorin

11 Shtator 2023 | 12:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Leshnicë, ku një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur motoristin.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të fshatit Çërravë ndërkohë që mjeti po vinte nga Çërrava në drejtim të fshatit Leshnice.

Duket se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnicë.

Kjo ka bëë që makina t’i presë rrugën motorit dhe të shkaktohet aksidenti. Motoristi është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
11:50 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026