Aksident i rëndë në Slloveni, autocisterna përplas mjetin e shqiptarit nga Kosova! Humb jetën 28-vjeçari

15 Janar 2026 | 20:00

Një aksident i rëndë është regjistruar në Slloveni ku për pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova. I riu është identifikuar si Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit pranë Slovenska Bistricës. Aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Një autocisternë duke udhëtuar drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me barrierën ndarëse.

Më pas mjeti u përmbys në kahun e kundërt të autostradës dhe u përplas edhe një furgon. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Lidhur me këtë janë plagosur edhe dy persona të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026