Aksident me 3 të lënduar në aksin rrugor Korçë-Maliq
Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të shënuar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë- Maliq. Të lënduar kanë mbetur një grua me dy fëmijët e saj të cilët po udhëtonin nga Korça në drejtim të fshatit Bulgarec.
Nga spitali i Korçës bëhet me dije se gruaja dhe fëmijët e saj nuk kanë probleme serioze por po mbahen nën kontroll mjekësor nga mjekët e këtij spitali.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Bulgarec, pasi dy mjete të përfshira në këtë aksident po udhëtonin nga Korça në drejtim të Bulgarecit.
Drejtuesi i mjetit të parë është kthyer papritmas në kryqëzimin e këtij fshati duke sjellë edhe përplasjen e mjetit që vinte pas tij, pasi edhe drejtuesi i mjetit Benz do të shkonte në të njëjtin fshat.
Nga përplasja mjeti ku udhëtonte gruaja dhe dy fëmijët e saj ka përfunduar në kanal duke sjellë edhe lëndimin e tyre por fatmirësisht pa dëmtime serioze. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane