Aksident me 7 të plagosur në aksin rrugor Maliq-Pojan

17 Nëntor 2024 | 08:05

7 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Maliq – Pojan, mëngjesin e së dielës. Aksidenti që ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Pendavinj.

Një mjet me targa greke ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi drejt Pojanit ndërsa një mjet fugon mallrash ka qenë duke udhëtuar nga Pojani në drejtim të Maliqit, mjete të cilat janë përplasur kokë me kokë duke lënë të plagosur 7 persona.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se njëri nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në reaminacion ndërsa 6 të plagosurit e tjerë ndodhen në këtë spital  jashtë rrezikut për jetën

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ky fillimisht dyshohet se njëri nga mjetet nuk ka respektuar sinjalistiken rrugore në një kryqëzim të tillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026