Aksident me një të plagosur në bulevardin e qytetit të Korçës

23 Shkurt 2024 | 14:50

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur ka në afërsi të kinemasë se këtij qyteti ku një mjet tip “BMË” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Mësohet se e plagosura ka qenë ne momentin e aksidentit duke kaluar në vijat e bardha nga njëra anë e bulevardit në anën tjetër.

Mosha e të aksidentuares mendohet të jetë rreth 60 vjeç. Është dërguar në urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë këtij spitali thane se ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026