Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Belsh, detajet e para
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh, ku një makinë me drejtues një 49-vjeçar është përplasur me një motomjet me drejtues një 40-vjeçar.
Sipas burimeve nga Policia, si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i motomjetit.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Belsh/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqipëria në “Euro 2024”, De Biasi zbulon arsyet: Sylvinho, i ri, por di të punojë
- Gianni de Biasi: Do doja të kisha në skuadër disa nga lojtarët që i ka Reja
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë