Aksident me vdekje në aksin Pogradec – Maliq, humb jetën këmbësori

20 Shkurt 2025 | 07:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Symizë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor që po lëvizte përgjatë aksit nacional.

Sipas ekspertëve të policisë rrugore, mjeti tip “BMW”, me drejtues Gerand Cuka, po lëvizte nga Pogradeci në drejtim të Maliqit, kur, vetëm pak metra larg kryqëzimit të fshatit Symizë, ka përplasur një këmbësor që ishte duke ecur.

Goditja ka qenë aq e fortë, saqë këmbësori ka humbur jetën në vend, ndërkohë që mjeti është ndalur disa metra larg vendit të aksidentit. Sipas ekspertëve, automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara, në një zonë me ndriçim të pakët, çka mund të ketë ndikuar në aksidentin tragjik.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, viktima mbetet ende e paidentifikuar.

Maliq/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026