Aksident në Durrës, makina përplas 60-vjeçarin

1 Mars 2023 | 10:31

Një aksident ka  ndodhur në Durrës ku një 60-vjeçar është plagosur.

Policia bën me dije se në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

60-vjeçari ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja A. B., drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pak më herët policia raportoi se  60-vjeçari kishte humbur jetën si pasoje e aksidentit por pak minuta më pas bëri me dije se i moshuari është gjallë por në gjendje të rëndë për jetën.

“Në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën”-njoftoi më parë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksident.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026