Aksident me vdekje në Lushnjë, Benz-i “fluturon në ajër” çiklistin
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Lushnjë në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”.
Bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 60 vjeç, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë