Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, humb jetën 21-vjeçari

12 Dhjetor 2024 | 21:27

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Malësi të Madhe.

Policia tha se aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”, ku shtetasi Gjeto Gjonaj, 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi Gjeto Gjonaj, ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026