Aksident me vdekje në Shkodër, ambulanca përplaset me një automjet
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër – Koplik, pranë fshatit Çezme në Malësinë e Madhe.
Sipas burimeve zyrtare, një automjet është përplasur me një ambulancë, duke shkaktuar humbjen e jetës së shtetasit Abaz Kuka, 55 vjeç. Autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të përplasjes.
55-vjeçari po udhëtonte në automjet së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare, e cila po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.
Ndërkohë, trafiku në këtë segment është rënduar përkohësisht, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)