Aksident në aksin drejt Zvërnecit, pesë të plagosur, mes tyre një fëmijë
9 Gusht 2025 |
11:58
Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin që lidh qytetin e Vlorës me zonën e Zvërnecit, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, pesë persona janë plagosur, përfshirë një fëmijë që udhëtonte në automjetin e parë me targa italiane.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas informacionit të deritanishëm, dy prej të plagosurve ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa mësohet se ka pasur dëme materiale në të tre automjetet e përfshira në ngjarje. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpëtoi 3 persona nga aksidenti në Fier, vlerësohet inspektori nga Policia e Shtetit
- Policia zbraz ambientet e News 24, prona i kalon shoqërisë shtetërore ‘KAYO’
Lajme të Sugjeruara
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë