Aksident në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”/ Përplasen 2 automjete, plagosen 2 persona
Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”.
Sipas burimeve nga Policia, bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe momentalisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.
Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)