Aksident në Berat, motori përplas në vijat e bardha turistin holandez. 53-vjeçari transportohet në spital
Një aksident është regjistruar këtë të hënë në Berat, ku për pasoj ka mbetur i plagosur një turist holandez.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur në “Rrugën e Lumit” në Berat, ku një motor ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J., 53 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Aksident në “Rrugën e lumit” në Berat, motori përplas në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J, 53-vjeç. Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e lumit”, përgjatë shëtitores, në qytetin e Beratit. Një 35-vjeçar,që ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë me motor, ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J, 53-vjeç,i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup turistësh. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pas mjekimeve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorrit,35-vjeçarin B.M, banues në Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin