Aksident në Lushnjë, shoferi i kamionit humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën

27 Janar 2024 | 12:48

Një aksident rrugor ka ndodhur në rreth-rrotullimin Savër në Lushnjë.

Sipas burimeve për Euronews Albania, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Makina ka marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me shtyllën e tensionit të lartë.

Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjës për ti dhënë ndihmën mjeksore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të automjetit.

Ai kthehej nga Tirana dhe kamioni kishte ngarkesë bylmeti. Ndërkohë Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026