Aksident në Qafë Thanë, del nga rruga autobusi me volejbollistet e Skënderbeut
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në zonën e Qafë Thanës, afër “Ujit të Ftohtë”, ku ishin përfshirë dy mjete të vogla dhe një minibus që transportonte volejbollistet e ekipit të Skënderbeut.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar, duke shkaktuar përplasjen e tre mjeteve.
Nga ky aksident, drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të lehta, ndërkohë që volejbollistet e ekipit të Skënderbeut kanë pësuar tronditje, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda. Ato po udhëtonin drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e dytë finale të kampionatit kombëtar të volejbollit të femrave.
Policia ka intervistuar drejtuesit e mjeteve për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa për fatin e mirë, situata ka mbetur nën kontroll. Në lidhje me ngjarjen, drejtuesit e ekipit të Skënderbeut kanë kërkuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit shtyrjen e ndeshjes së dytë finale për një datë tjetër.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron