59-vjeçari humbi jetën gjatë punës, arrestohet drejtoresha e punimeve në Kavajë

26 Prill 2025 | 12:14

Në përfundim të hetimeve të para për ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Qerret, Kavajë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos gjatë punës në një pallat në ndërtim, Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë shtetasen me iniciale E. Xh., 68 vjeçe, drejtoreshë teknike e punimeve.

Shtetasi H. P., 59 vjeç, humbi jetën ndërsa punonte gjatë çmontimit të një skele, ndërsa shtetasi S. H., 36 vjeç, u plagos në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në një objekt ndërtimi, ndërkohë që specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajës kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim shtetasit E. D., 53 vjeç, administrator i firmës dhe sipërmarrës i punimeve, dhe M. Sh., 31 vjeç, inxhinier i kompanisë së ndërtimit. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet hetimore janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026