BKH dhe SPAK në Elbasan, angazhohen në monitorimin e fushatës zgjedhore
Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zhvilluar sot një operacion në qytetin e Elbasanit, ku janë angazhuar për të monitoruar fushatën zgjedhore.
Sipas informacioneve, ky operacion ka për qëllim kontrollin e rreptë të procesit zgjedhor në këtë qark, duke përfshirë mbështetje nga OSBE, Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare.
Të gjitha këto struktura janë vënë në gatishmëri për të garantuar një proces të pastër zgjedhor, duke monitoruar çdo tentativë për abuzim, përfshirë lëvizjet e kandidatëve për deputetë dhe aktivitetet e mbështetësve të tyre. Agjentët e BKH dhe SPAK janë duke përdorur teknologji të avancuar për të dokumentuar çdo shkelje të mundshme të rregullave zgjedhore.
Për këtë operacion është angazhuar prokurori Ols Dado, i cili është në krye të grupit të monitorimit dhe po ndjek nga afër zhvillimet në terren. Kjo veprimtari ka për qëllim të sigurojë se procesi zgjedhor i 11 majit të vitit 2025 zhvillohet pa asnjë ndikim të jashtëligjshëm, duke kontrolluar përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.
Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se kjo nismë ka për qëllim garantimin e pastërtisë dhe integritetit të procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo abuzim të zbulohet dhe të ndëshkohet në përputhje me ligjin.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar