Aksident në rrugën Burrel-Klos, raportohet për 6 të plagosur
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Burrel-Klos, ku sipas informacioneve paraprake raportohet se janë plagosur 6 persona.
Policia bën me dije se të lënduarit janë transpoortuar në spital për të marr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Raportohet se gjendja e tyre shfaqet e qëndrueshme jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K. dhe si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkrimtari Aliçka: Aktorët e rinj manovrohen më lehtë, kanë plastikë
- “Luba”, një histori tragjike dashurie
- Escobar dhe Lajçak takojnë sot Kurtin në Prishtinë
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona