Aksident në Tiranë, motori përplaset me biçikletën! Humb jetën babai i ministres Adea Pirdeni

14 Maj 2026 | 20:29

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Tiranë në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Një motor i drejtuar nga 31-vjeçari, Sejdi Milla është përplasur me një biçikletë.

Nga përplasja fatkeqësisht ka humbur jetën i moshuari, Luan Pirdeni që po lëvizte me biçikletë. 87-vjeçari që ka humbur jetën është babai i ministres Adea Pirdenit. Policia njofton se 31-vjeçari është arrestuar ndërsa po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Tiranë, Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026