Aksident tragjik në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një këmbësore
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e së enjtes në aksin nacional Korçë – Pogradec, pranë fshatit Symiz. Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë.
Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të vijuar hetimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.
Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil