Aksident tragjik në Maqedoni të Veriut një natë më parë, kamioni përplaset me makinën, 4 viktima

22 Maj 2026 | 10:42

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, pas përplasjes së fuqishme mes një mjeti tip BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, policia ka konfirmuar zyrtarisht se katër viktimat ndodheshin në automjetin BMW me targa të Shkupit. Mes viktimave janë edhe babë e bir, të identifikuar si R.V. (51 vjeç) dhe A.V. (20 vjeç), të dy me mbiemrin Velkov. Jetën e humbën gjithashtu edhe dy të rinj të tjerë, P.M. dhe M.GJ., të dy 20-vjeçarë.

Sipas informacioneve paraprake hetimore, drejtuesi i kamionit, B.B., 76 vjeç, po drejtonte një kamion MAN me targa kosovare, kur humbi kontrollin mbi automjetin. Kamioni kaloi mbi gardhin metalik ndarës dhe hyri në korsinë e kundërt, ku u përplas frontal me BMW-në që drejtohej nga R.V. nga Shkupi.

Përplasja rezultoi fatale, ndërsa menjëherë pas goditjes vetura BMW u përfshi nga flakët dhe u dogj pothuajse tërësisht. Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe dëmtimeve të mëdha, identifikimi i viktimave zgjati me orë dhe u realizua nga ekipet e mjekësisë ligjore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa qarkullimi në atë segment rrugor u zhvillua për disa orë me devijime dhe masa të shtuara sigurie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026