Aksident tragjik pranë fshatit Borizanë, një e vdekur dhe tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në afërsi të fshatit Borizanë, ku dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, përplasja e mejteve ka qenë tepër e fortë dhe ballore, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Mësohet se drejtuesja e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident është Malvina Kani, e cila u përplas me makinën tip “Benz” që drejtohej nga Idriz Saja. Në këtë automjet udhëtonin gjithashtu pasagjerët Lindita Saja dhe Bedrie Saja.
Si pasojë e përplasjes, Bedrie Saja humbi jetën në vend, ndërsa të tjerët u transportuan në Spitalin e Traumës, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Lajm në përditësim…
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë