Aksidenti, denoncimi i fortë: Shefi i stacionit nuk dinte të përdorte sistemin

11 Mars 2023 | 13:44

Një denoncim i fortë është bërë për shefin e stacionit të Larisës pas përplasjes së një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash që rezultoi në vdekjen e 57 personave.

Christos Retsina, drejtor i stacionit të Larisës thotë se i arrestuari tashmë si fajtor për aksidentin tragjik, nuk dinte të përdorte sistemin lokal të telekomandës dhe nuk dinte si të hartonte automatikisht një itinerar.
Siç shpjegoi ai, sistemi funksiononte në mënyrë perfekte. Ka një kuti të zezë që regjistron lëvizjet dhe stacionisti nuk kishte regjistruar asnjë lëvizje që pas orës 22:00 të disa ditëve para aksidentit.

Vassilis Samaras ka qenë në turn natën për pesë ditë me radhë në stacionin e Larisës para natës fatale.
Elementi i dytë që, sipas Retsinës tregon se Samaras nuk dinte ta përdorte sistemin është dhe lëvizja e tij me trenin e mallrave.

Nëse stacionisti i Larisës do të dinte ta përdorte siç duhet sistemin mund të kishte kuptuar më herët që i ka çuar trenat në të njëjtin drejtim dhe do të kishte pasur mundësi lajmërimi. Në këto kushte, sipas Retsinës tragjedia mund të ishte parandaluar.

“Stacioni i Larisës ka një panel kontrolli sinjalizimi lokal, para dhe pas stacionit. Në njëfarë distance ka sinjale drite dhe ndryshime që tregojnë praninë e trenit”, shpjegoi konsulenti i menaxhimit të OSE, Panagiotis Terezakis.

“Nëse ai do ta kishte parë panelin e punës për 5.5 km ai mund të kishte parë trenin të hynte në binarin e kundërt dhe tragjedia do të ishte shmangur”, shpjegoi Terezakis.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026