Aksidenti i tifozëve të PAOK, reagon kryeministri grek: Tronditëse, ofrojmë mbështetjen e plotë
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shprehu keqardhjen e tij të thellë për aksidentin tragjik në Rumani, ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK-ut.
Ai postoi mesazhin e tij në Facebook, duke theksuar se qeveria dhe ambasada greke po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet rumune për të ofruar mbështetjen e nevojshme.
“U trondita thellësisht kur mësova për aksidentin tragjik në Rumani që mori jetën e 7 bashkatdhetarëve tanë të rinj. Qeveria greke dhe Ambasada jonë janë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale, duke ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme.
Në këto kohë të vështira, së bashku me të gjithë grekët, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit e viktimave dhe familjen PAOK. Me dëshirën e përbashkët që të plagosurit të shërohen shpejt. Mendimet tona janë me ta”, ka shkruar kryeministri grek.
Një shqiptar është konfirmuar mes viktimave të aksidentit rrugor tragjik. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet dhe ambasada përkatëse. Shqiptari që ka ndërruar jetë është Vasil Pilo.
Në total, shtatë persona humbën jetën në këtë aksident, ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur dhe janë të shtruar në Spitalin Universitar të Timisoarës, rreth 100 kilometra nga vendi i ngjarjes.
Minibusi me tifozë të klubit grek PAOK ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës, ku tifozët planifikonin të ndiqnin ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës mes PAOK-ut dhe Lyonit.
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve