Aksidenti në afërsi të TEG-ut, Ahmeti: Automjeti s’e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h
Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti thotë se automjeti tip “Audi A8”, që u përfshi në një aksident te rrethrrotullimi në afërsi të TEG-ut, me pasojë vdekjen e 3 personave, nuk e ka kalur shpejtësinë 140 km/h.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Ahmeti u shpreh se mënyra sesi automjeti çau barrierat dhe përfundoi në autostradën Tiranë-Durrës, duke goditur një tjetër automjet, ishte mjaft e rrezikshme.
Ahmeti e cilëson këtë aks si “rrugë kurth”, pasi janë shkaktuar shumë aksidente dhe kanë humbur jetën shumë njerëz.
“Për mua, nuk e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h. Për mua, e rrezikshme ishte që i ka ardhur atij qytetarit tjetër poshtë si meteor, makina. Mjeti e humbi kontrollin. Kalojmë në fazën tjetër, të minimizimit. Çfarë kanë minimizuar këta, se kjo parashikohet. A e kuptoni, krenohen të gjithë për atë rrugë të bukur? Është rrugë kurth, vdesin njerëz.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Aksidenti në afërsi të TEG-ut, Ahmeti: Automjeti s’e ka kaluar shpejtësinë 140 km/h
- “Doni të vdisni live”- Ahmeti: Po të isha në detyrë, do t’iu shoqëroja në komisariat
- Eksperti: Sinjalistika që mungonte dhe mund të shmangte aksidentin me 3 viktima
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia