Aksidenti në aksin Kardhiq-Delvinë, raportohet për një shtetas ukrainas të vdekur

27 Shkurt 2024 | 17:15

Të tjera detaje kanë dalë rreth aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, rreth 200 metër në dalje të tunelit të Skërficës në krahun e Gjirokastrës.

Sipas burimeve për Euronews Albania, automjet që dali nga rruga dhe ra në humnerë ishte një autobot me gaz.

Pasi ra në humnerë, automjeti është përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur shoferi, shtetasi Andriu Khrustalov nga Ukraina.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër-Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026