Aksidenti te vijat e bardha, familjari: Nëna u përmend sot dhe kërkoi foshnjën

9 Maj 2022 | 19:15

Elvis Toçi, familjar i çiftit që u aksidentua të dielën në vijat e bardha në Tiranë, pasi u përplasen nga një makinë, ka folur për gjendjen e çiftit në emisionin “Sot” në Euronews Albania.

Ai tha se lajmin e mori vesh nga televizioni dhe u trondit.

“Nuk ka shqiptar që sheh një video ku kthehet karroca në mes të rrugës me foshnjën 3-muajshe”, u shpreh ai.

Prindërit dhe fëmija janë nën monitorim të mjekëve në spitalin ushtarak.

Toçi tregoi se nëna e fëmijës, Vilma ka pësuar goditje në kokë, ndërsa bashkëshorti, Ariani ka 7 brinjë të thyera si pasojë e aksidentit.

Nëna e fëmijës u përmend sot, pasi dje nuk reagonte, tha ai, dhe kërkoi të shikonte fëmijën.

“Ti sheh një familje që pas kaq kohësh u bënë prindër, dhe vjen dikush e iu pret sistemin më të bukur të jetën”, tha ai.

Foshnja ka qenë me gji të nënës por për shkak të aksidentit po ushqehet me mënyra alternative.

Të dielën te vijat e bardha në një rrugë të Tiranës, një makinë përplasi një çift bashkë me foshnjën e tyre 3-muajshe, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026