Aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin në fshatin Strum, arrestohet 34-vjeçari

2 Dhjetor 2025 | 13:55

Një ditë pas aksidentit të regjistruar në fshatin Strum, ku mbeti i vdekur një 55 vjeçar, është vënë në pranga këtë të martë shoferi i mjetit.

Sipas raportimeve nga policia, është arrestuar shtetasi J. T., 34-vjeç, banues në fshatin Kurjan, ku me automjetin e tij përplasi për vdekje shtetasin G. Xh., 55-vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Në vijim të kësaj, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. T., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në fshatin Strum, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. T., 34 vjeç, banues në fshatin Kurjan, me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi G. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Strum, humbi jetën ky i fundit, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. T., për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet pocedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026