Aksion anti-kanabis në Krujë, qëllohet me armë ndaj efektivëve të policisë
Një 48-vjeçar i identifikuar si Artur Sala është arrestuar nga policia e Krujës, pasi qëlloi me armë zjarri gjatë ndërhyrjes nga policia, në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike.
Pas prangosjes së 48-vjeçarit policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë me krehër dhe municion luftarak, bimët e dyshuara narkotike, një shkop bejzbolli, një përforcues grushti, si dhe një celular.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Danger”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Arrameras.
Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë