Aksion anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen mbi 3100 bimë narkotike

17 Korrik 2025 | 10:30

Policia ka goditur një rrjet të kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Shkodrës, ku në pranga ligjore kanë përfunduar edhe 3 zyrtarë lokalë.

Në total, gjatë kontrolleve intensive të Policisë, janë gjetur dhe asgjësuar 3.126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në disa zona të qarkut. Për neglizhencë dhe dyshime për mbështetje indirekte të kultivuesve, janë proceduar penalisht dy kryetarë fshatrash dhe një roje mjedisi.

Në njësitë administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, efektivët sekuestruan dhe shkatërruan 922 bimë narkotike, ndërsa nën hetim për “shpërdorim detyre” u vendos kryetari i fshatit Oblikë, shtetasi S.P.

Në Malësi të Madhe, në zonat e Kastratit dhe Kelmendit, policia zbuloi 1.034 bimë kanabis. Për këtë rast u procedua penalisht kryetari i fshatit Selcë, A.D., si dhe roja i mjedisit, P.G.

Ndërkohë, në territorin e njësive Temal dhe Shllak, në bashkinë Vau i Dejës, u zbulua dhe asgjësua një tjetër parcelë me 1.170 bimë narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026