Arrestohen ekzekutorët e Renis Dobrës, njëri dëshmitar në vrasjen Azem Hajdarit
Dy persona janë arrestuar nga policia si autorët e dyshuar të vrasjes së 22-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës.
Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i kapur nga forcat e rendit në Lekbibaj të Tropojës, si dhe Fatjon Bushgjoka, i cili u ndalua në Tiranë. Të dy të dyshuarit ndodhen aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndërsa autoritetet kanë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokën.
Sipas hetimeve, viktima po kthehej në banesë dhe ndodhej vetëm pak minuta larg shtëpisë, kur autorët e rrëmbyen. Pas një dhune barbare, ata dyshohet se e mbytën me litar dhe trupin e pajetë së bashku me automjetin e tij e hodhën në liqenin e Shkopetit. Dyshohet se gjatë rrokullisjes së makinës, trupi i 22-vjeçarit ka dalë nga automjeti dhe u gjet mëngjesin e 9 korrikut, gjatë kërkimeve të familjarëve.
Njëri nga të arrestuarit, Petrit Çakrri, është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë dëshmitar okular i vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998. Pas lirimit nga burgu disa muaj më parë, Çakrri dyshohet se ka ndryshuar mbiemrin, duke u regjistruar me identitetin Petrit Hoxha.
Hetimet zbuluan gjithashtu se Çakrri kishte marrë me qira në Rinas dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe një “Honda” të bardhë, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e krimit.
Policia vijon operacionet për kapjen e dy personave ende në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro