Aksion nga Velipoja në Ksamil, bllokohen 200 jet ski dhe gomone
Prej ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit policia është në aksion në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për rritjen e sigurisë në plazhe.
Gjatë 4 ditëve të operacionit, janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël.
Qëllim i operacionit është kontrolli i të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin e dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste trafiku droge apo rezultojnë të vjedhura jashtë vendit.
Mjetet lundruese, të shoqëruara nga shërbimet policore që operojnë nga deti dhe toka, do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga të gjitha strukturat përgjegjëse, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.
Në rastet kur këto mjete janë të rregullta do të lejohen të dalin në det, por me kushte të reja të vendbazimit dhe të respektimit me rigorozitet të distancës nga perimetri i sigurisë për pushuesit.
Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm anijet e vogla dhe të mëdha janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht.
Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative.
Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.
Gjithashtu, po gjatë sezonit, në të gjithë vijën bregdetare, janë zhvilluar 22 operacione për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat i këtyre, janë sekuestruar 2455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protestë kundër bllokimit të mjeteve lundruese, pronarët: Jemi kredimarrës
- Zhbllokohen skafet me dokumente të rregullta, policia: S’tolerojmë askënd
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë