Aksion për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Kosovë, vritet 1 prej autorëve

30 Nëntor 2023 | 15:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin nga ku do të identifikonte grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Deri tani janë arrestuar 7 persona të përfshirë në grabitjen ku pati dhe shkëmbim zjarri, nga ku u plagos një polic.

Një nga grabitësit u vra nga efektivët, ndërsa një tjetër vijon në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, të gjithë personat e përfshirë janë përfshirë në vepra penale si vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, njofton policia e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026