Aksioni i policisë në kampin e MEK, reagon Rezistenca Iraniane: BE të reagojë

20 Qershor 2023 | 14:00

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë së në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Në deklaratën e Rezistencës Iraniane thuhet se aksioni në kampin e MEK është kryer me kërkesë të regjimit fashist iranian. Gjithashtu nënvizohet se gjatë aksionit ndërroi jetë një person si u dhe u plagosën 100 të tjerë.

Rezistenca Iraniane kërkon që të dënohen nga BE ky sulm që shkel të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Me kërkesë të fashizmit fetar që sundonte Iranin, sot në mëngjes, më 20 qershor, rreth 1.000 policë shqiptarë sulmuan Ashrafin në një akt kriminal dhe shtypës. Shumë thyen dyert, dollapët, sendet dhe sulmuan banorët me gaz lotsjellës dhe spraj. Shumë kompjuterë janë thyer.

Pas këtij sulmi kriminal, Ali Mousashari u martirizua dhe më shumë se 100 vetë u plagosën nga gazi djegës, disa prej të cilëve  janë dërguar në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Sjellja e policisë shqiptare të kujton sulmet kriminale të Malikit ndaj Ashrafit në Irak midis viteve 2009 dhe 2015.

Rezistenca iraniane i bën thirrje qeverisë amerikane dhe Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë garantuar në mënyrë të përsëritur sigurinë banorëve të Ashrafit, që të dënojnë këtë sjellje kriminale dhe barbare dhe të japin garancitë e nevojshme për të parandaluar këto akte të paligjshme që shkelin shumë traktate ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Refugjatëve, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian, ku Shqipëria është kandidate për anëtarësim, duhet ta dënojë këtë sulm barbar dhe të mbajë qeverinë shqiptare përgjegjëse për sjelljen e saj”, thuhet në deklaratë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Sipas...
21:51 | 25/06/2026