“Aksioni në kampin e MEK ishte politik”, Meta: Qeveria nuk është transparente
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një komunikim për mediat se kontrolli i policisë në vendstrehimin e organizatës MEK ka ardhur pasi qeveria konstatoi se regjimi iranian hakëroi sistemin e komunikimit elektronik të qeverisë dhe institucioneve.
Meta shtoi se këto grupe të regjimit kanë ekspozuar të dhëna sensitive e kanë kërcënuar me publikimin e të dhënave të tjera problematike.
Sipas Metës sjellja e qeverisë është jo transparente ndërsa ajo që e shqetëson më shumë kreun e Partisë së Lirisë, është humbja e jetës së një banori të kampit Ashraf 3 ndërsa ka theksuar se aksioni i zhvilluar nuk i shërben imazhit të vendit.
“Në vlerësimin tim keni të bëjmë me një sjellje jo transparente nga qeveria jonë, veprim politik, kemi dëgjuar se angazhimi i tyre politik në kundërshtim me statusin e tyre është një nga shkaqet që është arritur në një vlerësim se kanë bërë një shkelje të marrëveshjes me qeverinë shqiptare.
Këto aktivitete janë bërë publike në Shqipëri apo edhe vende të tjera ku kanë marrë pjesë shumë përfaqësues politik nga mazhoranca dhe opozita.
Kjo është një alibi që nuk qëndron. Ajo që më shqetëson është humbja e jetës së një banori të kampit dhe lëndimi i shumë banorëve të tjerë e policëve që ishin të detyruar të zbatojnë një urdhër.
Aksioni nuk i shërbeu imazhit të vendit. Nuk ka asnjë transparencë të plotë nga ana e qeverisë. Vendimet e gjykatave, e dimë kush i kontrollon gjykatat e prokuroritë. Kemi ndryshim të sjelljes politike, se cila është arsyeja nuk e dimë. Qeveria jonë është e para që shkel ligjet dhe është protagoniste e dhunës”,-tha Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë