Mjedisorët në Shkodër ia dedikojnë fundjavën pastrimit të Bunës mbi kajakë

30 Tetor 2021 | 18:37

Të rinj, natyralistë si dhe të apasionuar pas natyrës u organizuan në një nismë sensibilizuese për pastrimin e mbetjeve plastike në rrjedhën e lumit Buna.

Nëpërmjet lundrimit me kanoe, të rinjtë shijuan bukuritë e lumit si dhe larguan mbetjet e shumta që kishin pushtuar një pjesë të rrjedhës.

Më të veçantët ishin nxënësit e shkollës speciale “3 Dhjetori”, të cilët u bashkuan në mesazhin fisnik për të dashur natyrën.

Organizatori Drini Xhafa thotë për Euronews Albania se aksione të tilla janë të rëndësishme.

“Nisma të tilla të mos jenë sporadike, por të ushqehen përmes arsimit”, shprehet Xhafa.

Aurora Pirovic, biologe thotë se mbetjet plastike që u gjetën janë shumë të dëmshme për botën ujore në lumin Buna.

“Jo vetëm që plastika ndot mjedisin, por është shumë e dëmshme, toksike për botën ujore dhe shëndetin e njerëzve”, shprehet ajo.

Kryeinspektorja e zonave të mbrojtura, Age Martini thotë se ky problem është tejet shqetësues dhe një problematikë e tillë u është vënë në dukje dhe nga turistët gjatë sezonit turistik.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026