Aksioni politik i PD, Berisha mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar! Gazetari jep detajet
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, dha më shumë detaje në lidhje me diskutimet që do të zhvillojnë anëtarët e PD-së në dy mbledhjet që do të mbahen këtë të hënë.
Sipas tij, mbledhja e Kryesisë, e cila do të mbahet në orën 12:00, do të ketë në fokus zhvillimet e brendshme të PD-së që kanë të bëjnë me nisjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor të disa prej degëve të PD-së, ndërsa mbledhja e Grupit Parlamentar që do të mbahet në orën 14:00, do të ketë në fokus seancën e nesërme të Kuvendit.
Sakaq, ai theksoi se në mbledhjen e grupit do të diskutohet edhe organizimi i protestës së PD-së, e cila do të mbahet ditën e diel më 22 mars.
“Janë dy mbledhje në rendin e ditës, të cilat janë të rëndësishme, Kryesia dhe më pas Grupi Parlamentar me agjenda të ndryshme.
Kryesia do të ketë në fokus zhvillimet e brendshme të PD-së që kanë të bëjnë që nga nisja dhe zhvillimi i procesit zgjedhor të disa prej degëve të PD-së. Gjatë këtyre ditëve disa e kanë zhvilluar, disa priten ta përmbyllin brenda muajit mars këtë proces riorganizimi dhe rifreskimi të strukturave drejtuese në degët e PD-së. Gjithashtu, nuk pritet të jetë jashtë vëmendjes protesta e radhës së PD-së më 22 mars.
Nga ana tjetër, mbledhja e Grupit Parlamentar do të ketë në fokus mbledhjen e nesërme të seancës së Kuvendit, që ka të bëjë me qasjen dhe zhvillimet që PD ka dhe deputetët e saj kanë.
Është mbledhje deri diku rutinë, por nuk përjashtohen zhvillimet e brendshme të PD-së. Berisha, ditën e sotme, e ka nisur herët me takime, pastaj ishte në kryerjen e detyrimit të paraqitjes në SPAK, dhe në mesditë kemi foltoren e grupit parlamentar, e cila do të jetë foltorja e përhershme ku PD zhvillon përballë kryeministrisë në orën 16:00”, u shpreh gazetari.
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid