Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sekretari i OVL-së: Banale, e ngritur mbi bazë të dëshmisë së Prokurorisë së Serbisë
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku u shpreh për “Goodmorning Albania” se aktakuza që është ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK-së është banale. Ai theksoi se për këtë aktakuzë janë kryer procese gjyqësore më herët ndaj pjesëtarëve të ushtrisë. Sipas tij në këtë aktakuzë janë vepra penale të shqyrtuara më parë.
“Aktakuza është ngritur mbi bazë e dëshmisë së Prokurorisë së Serbisë. Është një aktakuzë banale, të gjitha proceset që akuzohen krerët, akuzohen për procese gjyqësore që i kanë kaluar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë procese gjyqësore që i ka kaluar Kosova. Akuzohen këta të katërt për procese gjyqësore që i kanë kaluar Liamaj dhe Mustafa nga zona e Llapit, dmth akuzohen për proceset që janë shqyrtuar njëherë.”, u shpreh Klinaku.
Ai sqaroi më tej se duhet të bëhen ndryshime Kushtetuese për t’a vazhduar mandatin Gjykata Speciale dhe deri më tani ky institucion është ilegal.
“Ne kemi bërë kërkesën tonë më datën 19 tetor dhe kemi takuar disa grupe parlamentare dhe deputetë të partive të ndryshme. Ne presim që deputetë të Kuvendit të Kosovës ta dërgojnë kërkesën e tyre për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Duhet të bëhen ndryshime Kushtetuese për t’a vazhduar mandatin Gjykata Speciale. Kështu si po vepron kjo gjykatë, pas skadimit të afatit që e ka përcaktuar kushtetuta, 5 vjeçar, është gjykatë ilegale. Ka shumë deputetë që janë bërë pishman për votën e tyre, për gjykatën speciale. Thonë që jemi mashtruar. Është thënë që do të votohet për raportin Dick Marty, raport ju e dini që është raport banal, që akuzon Shtëpinë e Verdhë se UÇK bënte transplant organesh.”, u shpreh ai.
Më tej Klinaku nënvizoi nuk ka pranuar që të paraqitet para Gjykatës Speciale dhe pse është njoftuar.
“Ne e kemi thënë që ata janë prokurori politike. Aktakuza është e cekët. Është e njëjta aktakuzë që ne kemi pasur në zyrë. Na ka ardhur më herët në zyrë. Janë aq shumë politikë, sa bëjnë dhe skandale. Mua më kanë kërkuar një natë dhe më thanë që duhet të vish në zyrat tona. Por, ata donin të flisnin në anglisht dhe gjermanisht, unë thashë do flas vetëm në gjuhën shqipe dhe nuk pranova. Nuk tregonin se çfarë duhej dhe më thoshin që do të nënshkruaj vetëm diçka. Unë e dija që do të më arrestonin dhe u largova. Unë nuk u dorëzova”,përfundoi ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk