Aktakuzë ndaj 11 të dyshuarve për krim të organizuar në Kosovë

3 Prill 2025 | 17:36

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi izraelit dhe ndaj 10 personave të tjerë, të cilët dyshohen për krim të organizuar, përfshirë mashtrim dhe shpëlarje parash.

Prokuroria i identifikoi të dyshuarit vetëm me inicialet e tyre dhe tha se grupi i organizuar udhëhiqej nga shtetasi izraelit.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale tha se të pandehurit O.T, A.G, B.B., I.K., D.M., F.B., A.R., L.H., A.A., K.I., V.K., kanë kryer “mashtrime të mëdha financiare” nga tetori i vitit 2018 deri në nëntor të vitit 2022.

Ata e kishin përdorur një kompani të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, e cila nuk kishte licencë për ndërmjetësim financiar, sipas njoftimit.

“Në krye të grupit ka qëndruar i pandehuri O.T. – shtetas i Izraelit, ndërsa pandehurit tjerë, duke u prezantuar si ndërmjetës kanë mashtruar viktimat nga vende të ndryshme të botës, duke përdorur identitete të rreme dhe platforma të parregulluara investimi, ku fitimet e shfaqura kanë qenë vetëm simulime”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria nuk e bëri të ditur shumën e dëmeve materiale të shkaktuara ndaj viktimave nga ky grup.

Por, ajo tha se ky grup u kishte premtuar viktimave përfitime të larta me rrezik minimal “dhe në atë mënyrë i kanë nxitur të investojnë shuma të mëdha parash, të cilat pastaj janë transferuar në llogari të bizneseve të regjistruara dhe të kontrolluara nga grupi kriminal, duke u fshehur gjurmët financiare”.

Të gjithë të pandehurit akuzohen për vepra penale si krimi i organizuar dhe mashtrimi, ndërsa shtetasi izraelit O.T. dhe i dyshuari tjetër D.M, akuzohen edhe për shpëlarje parash.

Prokurorët kanë kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, pjesëmarrja në krim të organizuar është e dënueshme gjobë si dhe me burgim deri në shtatë vjet.

Ndërsa, kushdo që organizon, themelon, mbikëqyr, menaxhon ose drejton veprimtaritë e grupit kriminal të organizuar, mund të dënohet me gjobë me burgim prej së paku 10 vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026