Aktivisti: Komuniteti Egjiptian në Shqipëri ka problematika, shkak diskriminimi
Sot është Dita Kombëtare e Minoritetit Egjiptian në Shqipëri. Aktivisti për të Drejtat e Njeriut, Ervis Çota tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” se ky komunitet ka problematika të shumta në vendin tonë.
Sipas tij, shkak për këtë është edhe diskriminimi ndaj tyre.
“Unë kam kontakte të shumta me aktivistë, por dhe me Komunitetin Egjiptian në disa qytete të Shqipërisë dhe konstatoj që problematikat janë të shumta. Pavarësisht të gjithave përpjekjeve që janë bërë, sërish konstatojmë problematika në fushën e strehimit, punësimit, integrimit të të rinjve dhe përfshirjes në institucionet publike.
Kjo vjen dhe për shkak të diskriminimit. Diskrinimi është një nga elementët kryesorë që ka ndikuar dhe po ndikon në zbehjen e identitetit të këtij minoriteti në Shqipëri”, u shpreh ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i Komunitetit Egjiptian në Pogradec, Donald Laze theksoi se diskriminimi ndaj tyre nuk është ndjerë në këtë qytet.
“Në qytetin e Pogradecit kjo nuk është ndjerë shumë. Pjesa e diskriminimit nuk ndjehet aq shumë, kjo është një ogur i mirë për ne”, tha Laze.
Ai shtoi se në Pogradec janë rreth 2500-3000 persona të këtij komuniteti dhe se ata janë integruar plotësisht.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë